Viti i ri po vjen e me të edhe disa dhurata nga ylli i muzikës,Yllka Kuqi!

Qytetet janë dekoruar, pema e vitit të ri është ndriçuar por festat e dhjetorit kanë një tjetër madhështi, e ajo është muzika.

E këngët e bukura po vijnë shumë shpejt.

Ylli i muzikës shqiptare, Yllka Kuçi ka disa dhurata për vitin e ri 2024 të cilat do i gëzojnë të gjithë.

E këto dhurata nuk vijnë vetëm por me producentin që çdo gjë e krijon godet tek publiku, e fjala është për Bini Nebihun.

Ky i fundit përmes një postimi në mediat sociale ka konfirmuar lajmin e bashkëpunimit, teksa ka shtuar që projektet janë gati kanë mbetur vetëm të caktohen fashat kohore të publikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *