Presidentja Osmani: BE-ja ta ndëshkojë Serbinë, jo Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e përfaqësoi Kosovën në Samitin mes liderëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqësve të Bashkimit Evropian, ku zgjerimi është në top të agjendës.

”Së pari do thërras liderët evropianë që të heqin menjëherë masat e pa justifikueshme e jo-proporcionale ndaj Republikës së Kosovës, që u vendosën në maj. Kosova ka ndërrmar gjitha masat për deeskalim të situatës dhe unë besoj që tani BE-ja duhet të kryej punë dhe ti heq ato masa që po lëndojnë popullin e Kosovës”,tha Osmani.

Ndërkohë kërkoi shpejt vendosje të masave ndaj fqinjit verior pra Serbisë, për shkak se sipas të parës së shtetit, Beogradi, është organizatori, orkestruesi, e financuesi i aktit të agresionit më 24 shtator në Banjskë.

”Masa financiare nga Bashkimi Evropian, kjo është ajo çka Vuçiq do ta kuptonte dhe shpresojmë që kjo do ta ndalonte atë që të sulmoj prapë. Sepse ai do ta dinte që nuk mund ti ik kësaj. E dyta kur vie puna te NATO, ne po punojmë ngushtë me NATO-n që ta forcojmë sigurinë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu që nuk do të ketë kontrabandë me armë, e as hyrje të njerëzve me uniforma të gjelbra. Sepse ata jo vetëm që kanë rrezikuar jo vetëm jetën e qytetarëve tanë , dhe grave e burrave në uniformë, por ata rrezikuan edhe stafin e KFOR-it dhe EULEX-it”, deklaroi Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *