Zyrtari i NATO-s: S’ka rrezik për sulm direkt, këto janë më shumë deklarata politike

Zyrtari i NATO-s, Afrim Gjonbalaj duke komentuar deklaratat e Presidentes Osmani mbi sulmet e mundshme të Serbisë në Kosovë ka thënë se informacionet e NATO-s janë që nuk ka asnjë rrezik për sulm direkt të Serbisë në Kosovë.

Ai ka shkruar se indirekt mund të këtë por që këto janë deklarata politike.

As Presidentja dhe as Kryeministri nuk kanë qasje në dokumente sekrete të NATO-s atëherë nuk e di se kah i kanë marrë këto informata apo siç thonë po duan të trembin arushën me shoshë{, ka thënë Gjonbalaj.

Ai tutje në një lidhje direkte në Politiko ka thënë deklaratat duhet të jenë të matura që të mos nxisin panik te banorët e veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *