Një futbollist i Premier Ligës arrestohet për përdhunim, reagon Ragip Xhaka

Një skandal tjetër e ka përfshirë futbollin anglez. Mediumet britanike kanë raportuar se një futbollist është arrestuar për përdhunim, mirëpo emri i tij nuk është bërë i ditur.

Në bazë të përshkrimit të bërë në raportimet e mediave angleze, lojtari i arrestuar është një futbollist 29-vjeçar me banim në pjesën veriore të Londrës, përshkrim ky që ngjason me futbollistin shqiptar, Granit Xhaka.

Mirëpo, raportimet për një përfshirje të mundshme të Xhakës i ka mohuar babai i tij Ragip Xhaka.

“Jo more çfarë, Granit Xhaka është shumë mirë, si molla, është në deti tash. Po çka na intereson neve çka shkruajnë gazetat, mos i lexoni ato. Graniti është shumë mirë”, ka thënë Ragip Xhaka për Nacionale, transmeton Paparaci.

Të dyshuarit tjerë që ngjasojnë me përshkrimin e mediave angleze janë: Thomas Partey, Mohamed Elneny dhe Ben Davies.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *