Drejtësia triumfon, kënga e vjedhur e Azetit e Zunës nga Bini Diez fshihet nga Youtube

Para disa javësh Azet dhe Zuna sollën bashkëpunimin e tyre më të ri “KMN”.

Por siç duket dyshes nuk i shkoi gjithçka si duhet, shkruan gazeta Neutral.

Kjo pasi refreni i tyre doli të jetë i ‘vjedhur’ nga një këngë që producenti Bini Diez është duke ia bërë artistit Genti dhe reperit Fuego.

Këtë e kishte bërë të ditur vetë producenti përmes një postimi në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook.

Nuk vonoi shumë dhe Shkumbin Nebihu e raportoi në Youtube si këngë të vjedhur ..

Dhe tani më kënga nuk gjendet në Youtube, pasi është e fshirë.

Përmes rrjeteve sociale, Bini ka bërë të ditur se kënga është bllokuar për shkak të autorësisë nga ana e tij.

“Dhe pse kisha vendosur per kengen Azet x Zuna që të mos bëj deklaratë publike dhe çështjen ia kam besuar institucioneve ligjore, por për shkak të nxitimit të disa eksponentëve të caktuar të cilët çdo herë janë të gatshëm të bëjnë gjykime publike pa fakte , ne si produksion @diez_music edhe nje here po e dëshmojme vertetësine mbi pasurine tone intelektuale.#DIEZMUSIC”, u shpreh ai .

Ndërkaq, deri tash, nga dy artistët nuk ka pasur asnjë koment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *