Vdes në moshë të re aktorja e njohur

Sot ka ndërruar jetë ish-gazetarja dhe aktorja e teatrit “Qëndresa” në Fushë Kosovë, Teutë Tmava.

Lajmin e ka bërë të ditur Ali Topalli përmes rrjetit social Facebook.

“U shua Teutë Tmava – Ikona e Teatrit Qëndresa në Fushë Kosovë. Teutë na ike shpejtë dhe papritmas, nuk e besuam. Do të kujtojmë si shoqe të mirë, aktore e personalitet me nam në Fushë Kosovë. Lamtumirë Teutë!”, shkroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *