Jo një, as dy por katër këngë nga Donjeta: Shtohet kurioziteti për bashkëpunimet!

Çdo këngë që është publikuar nga Donjeta Morina është përkthyer në një hit të menjëhershëm. Miliona klikime që në orët e para e po ashtu është dëgjuar gjithandej.

Por viti 2022 nuk do të përfundoj pa këngë të re nga artistja e nuk është vetëm një projekt rrugës.

Në tre muajt e mbetur, producenti Bini Nebihu ka zbuluar në Instagram se këngëtarja ka gati hiç më pak se katër projekte të reja, por surpriza nuk mbaron me kaq.

Donjeta do të sjell një këngë solo dhe tre të tjera në bashkëpunim, por që nuk është zbuluar se me kë do i sjell këto projekte duke bërë që kurioziteti të shtohet akoma dhe më shumë./Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published.