Harry dhe Meghan ‘u injoruan’ gjatë funeralit?

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk u ulën pranë Princit William, Kate Middleton dhe anëtarëve të tjerë të familjes në rreshtin e parë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey në Londër.

Por ata u lanë në një cep në fund të rreshtit të dytë pranë Princeshës Beatrice dhe Princeshës Eugenie dhe bashkëshortëve të tyre përkatës, Edoardo Mapelli Mozzi dhe Jack Brooksbank.

Vëllezërit William dhe Harry qëndruan larg njëri-tjetrit. Ndërkohë, Mbreti Charles III, gruaja e tij, Mbretëresha Consort Camilla dhe Princi dhe Princesha e Uellsit, së bashku me fëmijët e tyre, ishin ulur në stolin e përparmë.

Mund të mendoni se kjo ndarje është bërë për shkak se Meghan dhe Harry kanë hequr dorë nga detyrat mbretërore, por jo! Kjo sepse në rreshtin e parë qëndronte edhe djali i Mbretëreshës, Princi Andrew, si dhe mbesa Zara Tindall dhe burri i saj, Peter Phillips, të cilët nuk kanë detyra mbretërore.

Atëherë pse Harry dhe Meghan nuk u vendosën në rreshtin e parë?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *