“Je e pafytyrë, njeriu më i keq”, Tone të larta dhe ofendime, çfarë ndodhi mes Romeos dhe Eglës pas televotimit

Spektaklin e djeshëm si lidere e re e shtëpisë, Vëllai i Madh i caktoi Eglës të vendoste dy banorë në televotim dhe më i votuari do të ishte finalisti i parë këtij edicioni dhe zgjedhja e saj ishte Heidi -Romeo.

Por banorëve të tjerë nuk iu komunikua i plotë ky televotim dhe ata kujtojnë se njëri prej tyre do të eliminohet.

Pas darkës, Romeo dhe Egla kanë debatuar shumë ashpër me njëri-tjetrin, kjo pasi Romeo është shumë i prekur.

“Kjo ishte loja? Më qëllove mua? Këtë bëre? Këtë fytyrë nxore? Një herë që t’u dha pushteti kjo ishte fytyra jote? Je e pafytyrë! Je totalisht e pafytyrë! Të kam mbrojtur që nga dita 1, fytyrën tënde e kam mbrojtur që nga dita 1, ndërsa në momentin që të erdhi në dorë pushteti… a je krenare me veten?’ Je njeriu më i keq që kam njohur” – i tha ai Eglës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *