OKB i takon sot Osmanin e Vuçiqin, arsyeja e takimit…

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York ku do të marrë pjesë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ajo do të marrë pjesë krahas liderëve të tjerë botërorë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Gjatë qëndrimit në New York, Osmani në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës do të zhvillojë një sërë takimesh me krerë të delegacioneve të shteteve pjesëmarrëse në sesionin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, zyrtarë të lartë amerikanë dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare.

E para e vendit do të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë.

Ndërkaq në Fordham University, presidentja Osmani do ta mbajë një ligjëratë, në të cilën do të flasë për reformat në sistemin e drejtësisë, sundimin e ligjit, zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Në New York do të jetë edhe homologu i saj, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Debati i përgjithshëm në këtë sesion të OKB-së nis sot në orën 15:00 sipas kohës tonë lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *