Aksidentohet vetura e Policisë, ka të lënduar

Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në rrugën regjionale Mitrovicë-Pejë, ka ndodhur një aksident.

Në këtë aksident mes dy veturave, është e përfshirë edhe një policore.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 09:00, në rrugën regjionale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugorë fshati Klinë, të përfshira dy vetura njëra policore, Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar, tre nga ta zyrtarë policorë. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *