Besnik Tahiri reagon përsëri për Trustin, ka një kërkesë për deputetët

Besnik Tahiri, Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votohet për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Tahiri ka thënë se jeta e qytetarëve kurrë nuk ka qenë më e vështirë në aspektin social.

Reagimi i plotë:

Mbledhja e dy qeverive përfundoi, u nënshkruan disa marrëveshje, lutemi që këto marrëveshje mos të mbesin vetëm në letër, por të kthehen në projekte konkrete.

Tash po i kthehemi gjendjes në vend.

Situata në Kosovë, në aspektin social, kurrë nuk ka qenë më e vështirë! Çmimet janë ngritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta, përderisa ndihma e shtetit është më se minimale.

Kuvendi i Kosovës, në veçanti shumica parlamentare, e ka në dorë që nesër ta miratojë në lexim të parë Ligjin për Trustin, ligj ky i cili, sado pak do të zbuste vështirësitë për njerëzit në nevojë, kontributdhënësit në një situatë krize.

Mos të filozofojmë shumë, por të veprohet me votën pro. Shpresoj që vota e mazhorancës, do të jetë pro këtij ligji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *