Rozeta Hajdari ia kalon Gërvallës, paguan ekspertë nga 1000 euro në ditë

Dy ekspertë marrin nga 1 mijë euro në ditë veç e veç nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e udhëhequr nga Rozeta Hajdari. Këta dy ekspertë të punësuar nga MINT do të punojnë për 20 ditë dhe do t’iu ndahen hiç më pak se 20 mijë euro.

Deri këtë të mërkurë, kishim përshtypjen që eksperti i Donika Gërvallës, Gani Jakupi, është eksperti që paguhet më së shumti.

Por, 7500 eurot e Gani Jakupi qe i merr për një muaj, dalin të jenë shumë pak, krahasuar me ekspertet që po angazhon Rozeta Hajdari

Me 10 nëntor 2021, ajo hapi një njoftim për kontratë për një ekspert vendor dhe një ndërkombëtar, për hartimin e Strategjisë për Zhvillimin e Industrisë dhe Mbështetje të Biznesit.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 57,700 euro.

Por, ajo çka befasonte ishin ditën e punës, gjithsej 50.

Përllogaritur këto, ky ekspert i bie te paguhej 1.154 euro ne dite.

T7 siguroi edhe kontratën që ministria nënshkroi me ekspertin për politika industriale.

Me 24 dhjetor u nënshkrua e fituesi ishte Christian Timm

I njëjti është një pronar i një kompanie në qytetin e Berlinit në  Gjermani.

Kontratën e fitoi me  44.910 euro vlere, e që për 50 ditë punë merrte 898 euro.

Për këtë kontratë televizioni ka shkuar të marrë një përgjigje nga Rozeta Hajdari se çka ka bërë saktë ky ekspert që u pagua rreth 900 euro në ditë nga shteti i Kosovës.

Kur doli nga qeveria ishte pamundur të arrihej.

Megjithatë të njëjtën televizioni e priti edhe tek objekti i ministrisë të cilën e udhëheq.

Kur erdhi dhe iu shpjegua se për çka do të fliste ajo dhe zgjodhi te heshtte.

As pas insistimit nuk tha ndonjë fjalë.

Nga ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë nuk kthyen përgjigjeje as gjatë krejt ditës se çka ka bërë Christian Timm që u pagua afro 900 euro në ditë dhe afro 44 mijë euro për me pak se dy muaj.

Por kjo nuk është kontrata e vetme, që Hajdari lëshoi për te njëjtin ekspert.

Në kontratën e titulluar Politika për Investime, Timm serish doli fitues.

Për 20 ditë ai do te merrte 20 mijë euro, apo 1000 në ditë.

Kontratë me çmim të njëjtë lëshoi përsëri MINT.

Kësaj radhe eksperti i trete ishte për hartimin e strategjisë për zhvillimin e Industrisë dhe përkrahje të biznesit. Këtë  televizioni nuk arriti të mësoi se kush e fitoi, por prapë edhe ai mori 20 mijë euro për 20 ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *