Tronditëse: Vdes 8-vjeçarja nga i nxehti, prindërit e harruan në veturë…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në një lagje rome në Halandri, Greqi. 

Mediat vendase bëjnë me dije se një vajzë 8-vjeçare është gjetur e braktisur dhe pa ndjenja në një makinë nga një kalimtar i rastit.

Sapo vajza u dërgua në spital, aty u konstatua se ajo kishte vdekur prej të nxehtit. 

Prindërit e saj, një 27-vjeçar dhe një 29-vjeçar, të dy romë, u arrestuan dhe u dërguan në prokurori, pasi po hetohet se si 8-vjeçarja u fut në automjet dhe sa orë qëndroi aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *