Shoferi shqiptar vozit me këmbë përpjetë e telefon në dorë…

Janë të shumta daljet mediatike të policisë ku sipas saj tregohet se është duke vendosur gjoba dhe duke disiplinuar sjelljen e drejtuesëve të mjeteve në Shqipëri. Por fakt është se edhe në mes të Tiranës përshembull, ka aq shumë shkelje sa nuk numërohen.

Megjithatë rezulton se shkeljet bëhen jo vetëm brenda zonave të banuara por edhe në akset ku lejohet lëvizja me shpejtësi të lartë, siç është ai Tiranë-Durrës.

Kështu disa qytetarë kanë dërguar një video të filmuar ditën e sotme në këtë aks, ku dallohet se si një shofer i një kamioni lëviz në mënyrë të papërgjegjshme, duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit si dhe duke mbajtur njërën këmbë “përpjetë”.

Në vijim mesazhi i qytetarëve:

Pershendetje Joq, dhe pastaj thonë pse ndodhin aksidentet. Me telefon ne dore dhe me kemben lart duke i dhene makinës… Sot ne aksin Tirane-Durres. Flm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *