E quajti “budallaqe” lidhjen me Bleron, këngëtari i kundërpërgjigjet ashpër Afronës…

Këngëtari i njohur, Blero i është përgjigjur deklaratës së ish-partneres së tij, Afrona Dika.

Ajo ditën e djeshme publikoi në Instastory një postim ku shkruhej:

“Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë sa mosha jote. Ti e kupton në sa budallallëqe ke humbur kohë”, duke i vënë mbishkrimin: “Kështu është jeta”.

Pas kësaj një përgjigje ka ardhur edhe nga Bleroi cili përmes një postimi në Instastory ka shkruar: “Mosmirënjohja është monedha e zakonshme me të cilën njerëzit paguajnë…”.

Prej kohësh po përflitet se çifti janë ndarë, ndonëse asnjëri nuk e ka pranuar publikisht. Këngëtari dhe modelja zgjodhën “thumbat” në rrjete sociale për t’i lënë të gjithëve të kuptojnë që nuk janë më bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *