Tragjike: Gjendet një person i mbytur në lumin e Klinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Klinës, ku një person është gjetur pa shenja jete në lumin e Klinës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se dyshohet se viktima është një burrë, i cili ende nuk është identifikuar nga familjarët.

Në pamjet e publikuara nga mediat lokale, shihet se njësitë policore kanë tashmë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë rrethuar lokacionin ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *