Ngjarja e rëndë në lumin e Klinës, ja si u gjet trupi i pajetë

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në lumin e Klinës, ku është gjetur pa shenja jete një person.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa informatën e kanë marrë nga një peshkatar i cili kishte dalë të peshkojë në vendin e ngjarjes.

Në orët e pasdites një peshkatar ka qenë duke peshkuar në lumin e ka vërejtur një person në ujë. Është njoftu Policia dhe menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor dhe zjarrfikësat, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi për Sinjalin.

Tutje ai bëri të ditur se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe ende nuk është identifikuar viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *