Stresi: Do të ishte ofendim për mua nëse Xhuli do ta fitonte “BBVK”

Arkimed Lusha i njohur si Stresi është ndër pretendentët më të përfolur për ta fituar “Big Brother Vip Kosova”.

Finalja e këtij reality-show në Kosovë do të mbahet të premten me 17 mars. E teksa na ndajnë edhe pak ditë nga kjo datë, 5 banorët e mbetur janë mbledhur në një “darkë finalistësh”, ku nuk kanë munguar pyetjet e ndryshme.

A do shkelësh në Kosovë nëse fiton Juliana?”-ka qenë pyetja që i është drejtuar Stresit, bazuar në deklaratën e tij të disa kohëve më parë ku shprehej se nuk do të shkelte më në Kosovë nëse Xhuli Nura e fiton këtë edicion të “Big Brother”.

Tani disa ditë para finales duket se Stresi ka ndryshuar mendim me ardhjen në Kosovë, ndonëse nënvlerësimi i tij për Julianën mbetet njësoj.

“Xhuli përfaqëson vetëm veten e vet në radhë të parë. Për mua do të ishte ofendimi më i madh personalisht nëse fiton Juliana. Kështu që, Juliana përfaqëson vetëm trupin e vet, mendjen, zemrën dhe karakterin që ka kjo. Në Kosovë unë do të shkeli gjithmonë, ajo nuk ka qenë këtu për 12 vite. Nuk e përfaqëson Kosovën një femër e tillë, përfaqëson vetëm shtëpinë e vet”, tha fillimisht reperi.

“Do të vijë në koncerte non-stop, siç kam ardhur. Në Kosovë do të vijë si më i miri. Kosovën e përfaqëson krejt populli i Kosovës. Kjo është një banore që e përfaqëson veten e vet, do të dalë vetë nga kjo shtëpi. Do të shkel dhe do ta nderojë si gjithmonë mbi një mijë mbështetës të mi nëpër klubet e Kosovës. Do të shihemi pas Big Brother-it nëpër koncerte më shumë. Kosova ime e dashur ka qenë një deklaratë e kam thënë në atë moment”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *