Sa janë reale çiftet që lidhen brenda “Big Brother”?

Formati televiziv “Big Brother” është transmetuar për herë të parë në vitin 1999 në Holandë, ndërsa më vonë është shfaqur ndërkombëtarisht. Shfaqja e këtij spektakli paraqet garues që medoemos nuk duhet të jenë figura publike, të njëjtit bashkohen në një shtëpi të veçantë e cila duhet më patjetër të jetë e izoluar nga bota e jashtme. Garuesit quhen “shokë/shoqe shtëpie” apo në gjuhën angleze “House Guests”.

Zanafilla e formatit “Big Brother” është frymëzuar nga romani i Xhorxh Orwell, “Nineteen Eighty Four”, ose përkthyer në gjuhën shqipe “Nëntëmbëdhjetë e tetëdhjetë e katër”.

Spektakli realizohet në mbikëqyrje të vazhdueshme nga kamerat 24 në 24 orë. Programi mbështetet gjithashtu në teknika të tjera, të tilla si një mjedis jo edhe i zakonshëm, eliminimet, detyrat javore, garat e vendosura dhe “Dhoma e Rrëfimit”, ku banorët e shtëpisë përcjellin mendime private para kamerës dhe zbulojnë të nominuarit e tyre për largim.

Ky format televiziv këtë vit ka nisur të transmetohet edhe në vendin tonë i cili me tu paralajmëruar se do fillojë, nisi të shtojë kuriozitetin e publikut, duke u nisur nga pyetja se kush mund të jenë banorët, cila është data e saktë e fillimit të show-t televiziv dhe gjëra tjera.

Edhe pse të mbyllur në një shtëpi, situatat dhe momente të ndryshme që me të cilat banorët përfshihen aty, ndodhin edhe në jetën reale. E njëra ndër to është edhe lidhja e çifteve me njëri-tjetrin, e cila është një temë që ngjall kuriozitet, se si mund të ndodh një gjë e tillë brenda disa mureve. Madje, pa e menduar se si do vazhdojë lidhja jashtë. E çuditshmja është se një raport intim mes dy personave, krijohet aty brenda pa marrë asnjë informacion nga jashtë, se si ka qenë jeta e tij para hyrjes në këtë reality-show. Gjithashtu, nuk lejohet edhe të pyesësh pasi sjellja e informacioneve nga jashtë cilësohet si thyerje rregullash.

Duke e ditur rëndësinë e konceptit familje dhe rolin e saj në shoqëri, po ashtu edhe raportin mes dy njerëzve të cilët vendosin të lidhen me njëri-tjetrin, vendimi i tillë sigurisht se ka të mirat dhe vështirësitë, përmes të cilave duhet kaluar në mënyrë që të jetë lidhje e suksesshme po fatkeqësisht edhe e dështuar.

Formimi i familjes në jetën reale është jo edhe e lehtë, pothuajse për të gjithë njerëzimin, siç thotë edhe një thënie e vjetër: “Prind mund të bëhesh, por baba/ nënë është më e vështirë”, ndërsa kur e analizojmë lidhjen e çifteve në reality/show, shtrohen shumë pyetje se si mund të funksionojë aty brenda.

Qysh se nga fillimi i transmetimit të “Big Brother” në Shqipëri dhe “Big Brother VIP Kosova”,  janë krijuar shumë çifte derisa ka prej tyre që ende janë duke e jetuar jetën së bashku, madje edhe janë bërë prindër.

Këtu mund të veçojmë rastin e moderatores, Einxhel Shkira dhe Dj të njohur Arbër Gumnishta, të cilët kanë nisur lidhjen në “Big Brother”, pa kaluar shumë kohë, lidhja e tyre mori përmasa serioze, saqë çifti u bën prindër të një djali.

Krahas, Einxhel dhe Dagz, kemi rastin e Pajtimit apo edhe DJ Pm me Sarën, çifti i cili po vazhdojnë ta shijojnë lidhjen edhe pas daljes nga “Big Brother”.

Çifti tjetër që u njoh brenda formatit televiziv që po e vazhdojnë njohjen jashtë, janë moderatori, Andi Artani bashkë me modelen Gresa Hotin, po ashtu edhe blogerja Vivien Thano me reperin, Getinjo.

Megjithatë, krahas çifteve të cilët janë njohur në reality-show dhe iu ka funksionuar lidhja edhe jashtë, ka prej tyre që kanë përfunduar jo edhe mirë.

Një rast i tillë ka ndodhur në”Big Brother VIP Albania 1”, mes moderatorit Donald Veshaj dhe këngëtares, Beatrix Ramosaj.

Një afirmitet mes dyshes, u duk se ngjalli edhe ndjenja mes tyre, megjithatë në fund u vërtetua se përveç Beatrix që kishte pasur ndjenja, nga ana e Donaldit nuk u dallua kjo gjë.

Për faktin se, ish-çifti me të dalë Donaldi nga shtëpia, i shkëputën raportet madje ashtu siç edhe thuhet pa ndonjë sqarim rreth situatës.

Rikujtojmë se, në raportin mes ish-çiftit një rol e ka pasur edhe moderatorja, Bora Zemani e cila kishte qenë në lidhje me Donaldin, megjithatë në atë kohë ishin shkëputur me njëri-tjetrin. Mirëpo, me të shkuar në “Big Brother”, për ta vizituar shoqen e saj, këngëtaren Semi Jaupaj, nuk hezitoi ta takojë edhe ishin. Edhe pse ky takim kishte ndodhur, Donaldi vazhdonte ta pohonte se ka përfunduar çdo gjë mes tij dhe moderatores. Ky fakt nga ana e ish-finalistit e afirmoj raportin me këngëtaren Beatrix, me të cilën nisën lidhjen por që nuk zgjati asnjë ditë apo edhe sekondë, pas përfundimit të rrugëtimit mbi 100 ditë gjatë qëndrimit në shtëpi.

Për të analizuar më në thelb lidhjet mes çifteve, Revista Kosovarja ka zhvilluar një bisedë me sociologun Leutrim Sahiti dhe ish-banorin e “Big Brother Kosova”, Fisnik Juniku për të kuptuar më shumë rreth çifteve të “Big Brother”, se sa janë të vërteta, sa janë të besueshme e të tjera.

Banori i “Big Brother VIP Kosova”, Fisnik Juniku, u shpreh se do kishte krijuar një lidhje brenda formatit për faktin se sipas tipit dhe shijes së tij, nuk e sheh diçka të pamundur, megjithëse sa ka qenë brenda aty nuk i ka pëlqyer askush. Kurse, kur u pyet se kë preferon më shumë, lidhjen me individë brenda formatit apo në jetën reale, ai tha se e preferon më shumë jashtë.

Sa i përket asaj se a e lejon etika njerëzore lidhjes mes çifteve në reality-show, sociologu thotë se krijimi i raporteve mes individëve në këto formate televizive duke përfshirë edhe raportet mes çifteve janë pjesë e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Lidhja mes dy personave brenda këtij formati sigurisht se dallon nga lidhjet që bëhen në jetën reale. Por si i sheh Sociologjia, lidhjet e njerëzve në këtë format televiziv dhe jashtë tij?

Sahiti thotë se së pari duhet të sqarojmë se formatet e tilla televizive janë eksperimente sociale ku individë pranojnë me vetë dëshirë që të marrin pjesë në një eksperiment të tillë i cili ka një skenar të shkruar dhe ku njerëzit brenda tyre vihen në situata loje dhe ku shpërfaqin personalitetin dhe identitetin e tyre.

Në këto formate njerëzit brenda tyre tregojnë histori që ju kanë ndodhur më herët por në raste të caktuara edhe manipulojnë me situata të ndryshme nga e kaluara e tyre për të fituar mbështetje dhe popullaritet.

Vlen të përmendim që sjelljet e individët brenda këtyre formateve ndikohen në masë të madhe nga lojërat dhe rrethi në të cilin jetojnë andaj edhe ata bëjnë vepra që në jetën e tyre reale vështirë se do t’i bënin.

Me një fjalë, në formate të tilla gjërat gjykohen në mënyrë subjektive, të ndikuara nga lojërat dhe rrethi dhe arsyeja e individëve në raste të caktuara pushon së funksionuari. Këtu sigurisht hyjnë edhe lidhjet mes partnerëve të cilat janë të ndikuara më shumë nga gjendja emocionale e individëve brenda sesa arsyeja e tyre e vërtetë.

Duke e ditur se çdo ditë po shkojmë drejt një modernizimi, sa janë gjasat që individët të lidhen vetëm në formate televizive? Qëllimi i formateve të tilla në parim nuk është ky sa është rritja e shikueshmërisë së produksionit dhe përfitimi i tyre ekonomik nga show që krijohet brenda në format.

Për shoqërinë tonë formatet e tilla janë mjaftë tërheqëse sepse nuk jemi mësuar t’i shohim më herët dhe ende jemi të ndikuara nga to mirëpo në një të ardhme jo të largët këto formate do të humbin relevanten e tyre dhe interesimi për t’u bërë pjesë e tyre apo për të ndjekur do të bie dukshëm, thotë sociologu, shkruan “Kosovarja“.

Pavarësisht benefiteve dhe jo të mirave të këtyre lidhjeve brenda show-t televiziv sociologu tregoi se si e sheh raporton familjar te këto çifte. Ai u shpreh se lidhjet e tilla sigurisht që do të gjykohen shumë nga jashtë, qoftë në familje, qoftë në rrethin shoqëror dhe çiftet në raste të caktuara mund edhe të bullizohen e stigmatizohen, kjo për shkak që si shoqëri kemi pasur një sistem tjetër të vlerave i cili nëse e krahasojmë me këtë formë të lidhjes së partnerëve është diametralisht i kundërt.

Pra, ne kemi dalë nga një kulturë patriarkale që nuk ka lejuar fare lidhjen e partnerëve pa miratimin e familjarëve dhe ky transformim i shpejtë nga një vlerë kulturore tradicionale në një vlerë të tillë “moderne”, për një kohë eventualisht të shkurtër ka pasoja, si brenda çifteve ashtu edhe brenda familjeve të tyre.

Të krijosh një lidhje, sigurisht se është shumë sfiduese për secilin njeri, në jetë reale poashtu edhe brenda një formati televiziv. Megjithatë, a ka gjë më të bukur se sa të krijosh një familje?/Kosovarja/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *