Shpërthimet që u dëgjuan në veri, mjete piroteknike të maturantëve

Sot gjatë ditës janë dëgjuar krisma në veri të Mitrovicës, gjë që ka ngritur shqetësime te banorët për shkak të situatës së tensionuar në veri të vendit.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë se ato janë shkaktuar nga mjetet piroteknike të hedhura nga maturantët.

“Referuar informacioneve të deritanishme nga terreni, ju informojmë se në Mitrovicë Veri ka pasur mbrëmje të maturës, ku gjatë festimit janë hedhur mjete piroteknike”, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *