Ish konkurrentja e formatit televiziv Santiana Maloku po vazhdon të shijojë vëmendjen e publikut, që prej daljes nga shtëpia e “Vëllait të Madh”.
Ajo ka mbajtur një tempo të lartë të aktivizimit në mediat sociale, dhe jo vetëm.
Duket se Santiana, kohë po i kushton edhe vetes e religjionit.
Ajo ka befasuar së fundmi duke ndarë një fotografi, ku shihej teksa kryente ritual të fesë myslimane.
“Ndjenja më e mirë në botë”, ka shkruar Santiana, në një fotografi që shfaq ish banoren e BBVK duke falur namazin e mëngjesit.