Shota “tallet” me Julianën: Kishe pretendime për reklamë ndërkombëtare, përfundove imazh mielli

Aktorja Shota Baraliu dhe modelja Juliana Nura kishin një përplasje në post Big Brother VIP Kosova.

Ato debatuan për mosmarrëveshjet që kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpi ku vazhdimisht janë konfliktuar me njëra tjetrën.

Shota u shpreh e lumtur që Stresi fitoi dhe jo Xhuli, madje kësaj të fundit iu drejtua duke i thënë se ka pasur pretendime që të bëhet fytyrë promovuese e një kompanie ndërkombëtare, por u bë imazhi i një kompanie të miellit.

Ti s’e ke fituar çmimin, ke pasur pretendime për të qenë në një reklamë ndërkombëtare, por përfundove në paketim të miellit”, i tha Shota-Xhulit.

Kujtojmë se Xhuli në natën finale fitoi një kontratë një vjeçare bashkëpunimi me një kompani mielli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *