Kosovari shpallet hero i ditës në Malin e Zi, shpëtoi foshnjën nga lumi në Podgoricë

Shqiptari Adnan Dibrani, shqiptar i lindur në Kosovë është kthyer në heroin e ditës së djeshme në Malin e Zi duke zënë faqet e para të mediave vendase.


Adnani u hodh në ujin e ftohtë të Lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë aty.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 11.30 në kryeqytetin malazez.

Adnani shpëtoi jetën e foshnjës duke i bërë masazh kardiak pasi e nxori nga uji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *