Rizvanolli kërkon që pajisjet e dekorimit të përdoren më pak

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës dhe komunat e vendit që në festat e fundvitit të përpiqen të shfrytëzojnë pajisje të dekorimit që shpenzojnë sa më pak.

“Sa i përket ndriçimit dekorativ për festat e fundvitit specifikisht ne planifikojmë që të ndërmarrim masa duke kufizuar kohëzgjatjen mirëpo edhe masën me të cilën ato shfrytëzohen. Konsideroj se është tejet e rëndësishme që komunat por edhe qytetarët të kenë vëmendje dhe të mundohen sa më shumë që është e mundur që edhe kohëzgjatja e dekorimit edhe mënyra e dekorimit por edhe pajisijet të jenë të tilla që shpenzojnë më pak”, theksoi Rizvanolli.

Rizvanolli tha se është synim strategjik thellimi i bashkëpuimit me shtetet si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *