Kurti takohet me homologen e Estonisë

Kryeministrja estoneze Kallas ofroi mbështetjen e plotë për Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Albin Kurti ka filluar vizitën e tij zyrtare në Estoni, ku është pritur nga Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

“Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me Akademinë estoneze të E-Qeverisjes (eGA). Si rezultat, ekspertë nga Estonia po ndihmojnë Kosovën në hartimin strategjisë së re për E-Qeverisje, që do të shërbejë si udhërrëfyes për transformimin digjital”, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë qenë shumë të mirë dhe jam e lumtur që ato po zhvillohen edhe më tej”, tha kryeministrja Kallas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *