Publikohet fotografia e mërgimtarit që u vra mbrëmë në Skenderaj

Mbrëmë ka vdekur një person pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Baks të Komunës së Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana, raporton Jepi zë.

Identiteti i personit të vrarë është Besim Musliu, i moshës 45 vjeçare. Po ashtu, mësohet se viktima erdhi nga diaspora për pushime.

Ajo tha se se nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur tre persona, ku njëri nga ta nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja është raportuar në Polici rreth orës 19:04.

Sipas saj, dy të plagosurit tjerë janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *