Aksident i rëndë trafiku, vetura çahet në dysh, dyshohet se…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Milot- Thumanë pranë Fushë Gjormit, orët e para të mëngjesit të sotëm. Një person raportohet se ka mbetur i lënduar.

Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke u përplasur, ndërsa trafik ndarësja ka përshkuar tej për tej mjetin.

Shoferi ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Policia po heton shkaqet e aksidentit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *