Lajm i mirë: Përsëri lirohet nafta e benzina në Kosovë…

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka njoftuar për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të Ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 69 centë, i benzinës 1euro e 53 centë dhe i gasit 78 centë.

Krahasuar me dje , nafta është liruar për 2 centë, ndërsa benzina për 3 centë.

Këto çmime hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme për 24 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *