Publikohet online programi i LDK-së: Mbi 100 projekte e 5 milardë investime

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar se kanë publikuar online programin “Rruga e Re”.

Përveç njoftimit për publikimin e programit të “Rrugës së re”, Abdixhiku duket ka thënë se vendi nuk zhvillohet me lëmoshë.

Programin Politik ‘Rruga e Re’, atë të zhvillimit, projekteve të mëdha infrastrukturore, të investimeve rrënjësore në shëndetësi, arsim, teknologji, polici, mbrojtje, energjetikë, sport, kulturë e familje – dhe jo vetëm – mund ta shkarkoni në këtë link. Mbi 100 projekte e nisma kapitale për të ardhmen e Republikës tonë; plot 5 miliardë euro investime në 4 vjet. Këto janë zotimet tona, ky është udhërrëfimi ynë sot”, ka shkruar Abdixhiku.

Kosova nuk zhvillohet me lëmoshë. Kosova nuk ndërtohet me varfëri ambiciesh. Kosova meriton zhvillim dhe ‘Rruga e Re’ është zgjidhja. Atë e prezantuam para 8000 pjesëmarrësve më 19 nëntor; atë do ta prezantojmë secilën ditë nëpër Kosovë”, ka shkruar ai tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *