Presidentja Osmani i bën thirrje Indisë ta rishqyrtojë vendimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Botëror

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje Indisë, që ta rishqyrtojë vendimin e saj për t’i lejuar Kosovës pjesëmarrjen me të drejta të plota shtetërore, në Kampionatin e Boksit.

Osmani thotë nga twitter, se në të kundërtën, kjo është shkelje flagrante e standardeve sportive europiane.

”Vendimi për të penguar Donjeta Sadikun për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit është shkelje flagrante e standardeve sportive ndërkombëtare. Si një anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit, Kosova ka të drejtë të marrë pjesë nën flamurin dhe himnin e saj. Ne i bëjmë thirrje Indisë të rishqyrtojë vendimin e saj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *