Policia e Kosovës ndihmon qytetarin që u rrokullis me traktor

Policia e Kosovës, së bashku me disa qytetarë, kanë ndihmuar një person që ishte rrokullisur me traktor

Në raportonin e PK-s thuhet se me datën 14.03.2023, rreth orës 18:20, një njësi policore derisa ishte në patrullim në fshatin Bellobërdë komuna e Leposaviqit, kanë hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar.

Zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident. Personi ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht në këto kushte atmosferike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *