Premtimi “joshës” i Bleros nëse shpallet fitues i “BBV Kosova 2”

Blero Muharremi ditën e sotme (e martë) ka bërë një premtim për konkurrentët e tjerë të “BBVK” nëse e fiton çmimin e parë.

Ai thekson se do t’i ndajë nga dhjetë mijë euro për secilin banor nëse shpallet fitues i këtij edicioni të “BBVK”.

Krijuesi i hitit “Fotografia” tha se ka fakte meqë gjithçka transmetohet live dhe se nuk po gënjen.

“Ka kamera, çfarë dëshiron më shumë, nuk po gënjej. Të gjithë nga dhjetë mijë euro. Një milion për qind”, u shpreh mes tjerash këngëtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *