‘Kthejeni Thaçin’ – Grenell i ashpër me Kurtin dhe Osmanin, thotë se po ua harxhojnë paratë amerikanëve

Ish-emisari i Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar kryeministrin dhe presidenten e Kosovës.

Grenell, me anë të një postimi në platformën ‘X’ ka thënë se “amerikanët janë më pak të sigurt” për shkak të Kurtit dhe Osmanit.

Ai ka thënë se SHBA-ja po shpenzon të mira materiale, përkundër që, sipas tij, liderët shtetërorë kosovarë s’po arrijnë t’i implementojnë marrëveshjet e arritura më herët.

“Amerikanët janë më pak të sigurt për shkak të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit”, shkruan ai.

“Më shumë trupa amerikanë dhe të NATO-s, më shumë taksa amerikane të shpenzuara, më shumë kriza – e gjitha kjo për shkak se Kurti dhe Osmani s’po arrijnë t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura nga Presidenti Thaçi [Hashim Thaçi]! Kthejeni Thaçin!”, ka shkruar Grenell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *