Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Fero, ngjarja ka ndodhur të martën ora 11:00, ja çfarë thuhet në raportin e policisë

Fero u arrestua ditën e djeshme nën dyshimet për dhunë në familje.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës

Ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur gruan e tij, Arbenita Ismajli.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Gjilan  11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë se Arbenita e shqetësuar është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *