Pas Kiarës, fansat e zjarrtë befasojnë këndshëm Luizin për ditëlindje (VIDEO)

Luiz Ejlli ditën e sotme (12 korrik) feston ditëlindjen e tij të 38-të.

Këngëtari i njohur që padyshim është fenomeni i vitit 2023, ka pasur një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore shqiptare pas disa viteve pauzë

Atij iu bë një befasi shumë e ëmbël nga Kiara, e cila e priti në një ambient romantik dhe i këndoi këngën e ditëlindjes.

KLIKO VIDEON KËTU

I lumtur për befasinë që mori ai ka shkruar: Faleminderit që egziston Kiara.

Por një tjetër befasi shumë e këndshme dhe emocionuese i erdhi sot gjatë ditës nga fansat e tij. Të mbledhura në një video ai mori urime të shumta nga fansat e tij në të gjithë botën, duke filluar me një shumë unike që dikush zgjodhi t’a urojë me një shkrim nën ujë.

‘’Ju jeni forca ime. Vetëm para jush ulem në gjunjë. Ju dua përjetësisht’’, ka shkruar Luizi teksa ka shpërndarë videon në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/reel/CumR-E-oJbK/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *