Luana Vjollca dy sezone më herët ishte ndër autoret dhe prezantueset më të suksesshme në ekranet shqiptare, por më pas u shkëput nga televizioni. Prezantuesja shkëputi kontratën me Top Channel për tu fokusuar në industrinë muzikore, por tashmë është gati për rikthimin e bujshëm.
Luana i është bashkangjitur skuadrës të TV Klan, për të sjellur produksionin e saj të ri.
Këtë herë nuk do të vij me “Shiko kush luan”, por me një tjetër projekt.
“Zemër Luana” mban emrin emisioni i ri i Vjollcës, por që detajet se çfarë do të përmbaj program nuk janë zbuluar akoma./Neutral