Drama e “ndërrimit të foshnjave”, rrëfimi i babait: Kur m’tha ka vdekur fëmija, e humba kontrollin 

Një lëshim i një infermiere e bëri lëmsh gjithë repartin e  Gjinekologjisë në QKUK. Ajo kishte lajmëruar prindërit e njërës foshnje që kishte vdekur, krejt gabimisht. Sinjali raportoi me detaje se si prindërit menjëherë denoncuan rastin dhe nisën hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit. 

Familja fillimisht ishte informuar se familjarja e tyre ka lindur me sukses një djalë, kurse pas rreth gjysmë ore, familja është njoftuar se u ka vdekur vajza. Babai i foshnjës ka rrëfyer se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Fatlum Alimi mbrëmjen e së mërkurës përjetoi një ngjarje të rëndë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Foshnja të cilën ishte duke e pritur, nuk ka mbijetuar dhe ka vdekur gjatë procesit të lindjes që gruaja e tij e kishte me prerje cezariane.

Këtë ngjarje, Alimi rrëfen se e ka bërë më të rëndë fakti se personeli i Gjinekologjisë fillimisht e njoftoi familjen se tyre se u ka lindur me sukses një djalë.

“Njëherë më thanë djalë e ki dhe ma kanë qitë përpara. E shiqova beben dhe ishte mirë. Kam dëshmitarë për këtë. Pas gjysmë ore erdhi doktoresha dhe tha ka ndërrua jetë fëmija. Atëherë ma humbi kontrollin. E kam humbë krejt kontrollin”, ka thënë Alimi për RTV Dukagjinin.

Alimi thotë se përgjatë disa kontrolleve që gruaja e tij i kishte bërë më parë, ai e kishte ditur që është duke pritur vajzë.

Megjithatë, ai thotë se mjekët në gjinekologji pak ditë para lindjes së gruas, i kanë thënë se sipas kontrolleve të tyre është duke pritur djalë dhe jo vajzë.

Kjo ia shtoi atij bindjen, se gruaja e tij vërtetë e kishte kaluar me sukses lindjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.