“I kam krejt çfarë kam dasht t’kem në jetë, veç ty nuk të kam afër” – Mozzik emocionon me këngën për vajzën e tij!

Mozzik në minutat e parë të ditës së sotme ka publikuar projektin e tij më të ri me titullin “Të dua”. Përmes 4 minutave, reperi ka nxjerr gjithë zemrën e tij në një dedikim për vajzën, Hanën.

Artisti si asnjëherë më parë, ka rrëfyer shumë nga jeta e tij për marrëdhënien me vajzën e mungesën e mallin e madh që ndjen për të.

Ky projekt nis me një fjalim të shkurtër të Gramozit, ku thotë se pavarësisht se i ka arritur të gjitha ato që ka ëndërruar në jetë, Hanën nuk e ka afër.

Ndër të tjerash, përmend se si e ka përjetuar familja e tij gjithë ngjarjen e po ashtu në vija të trasha ka zbuluar pak për ndarjen nga Loredana.

Me një videoklip interesant e tekst që godet në secilën fjalë “Të dua” ka filluar të dëgjohet e të komentohet menjëherë nga publiku shqiptar./Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *