Pas ndarjes nga Pique, Shakira shihet me një burrë misterioz

Shakira nuk ka shumë kohë që i dha fund lidhjes 11-vjeçare me futbollistin e Barcelonës Gerard Pique, ndërsa është fotografuar e lumtur teksa bënte sërf nën shoqërinë e një miku misterioz dhe djalit të saj Milan.

Pas ndarjes, çifti kërkoi privatësi për të mirën e fëmijëve të tyre, ndërsa tashmë këngëtarja kolumbiane duket se ka lënë gjithçka pas krahëve dhe tek ajo është rikthyer buzëqeshja.

“Daily Mail” ka publikuar fotot, ndërsa nuk ka arritur të zbulojë identitetin e djalit që shoqëronte 45-vjeçaren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *