Khaby Lame jep intervistën e parë, kështu tingëllon zëri i personit më të ndjekur në TikTok që bëri famë pa folur asnjëherë

Khaby Lame ka dhënë intervistën e tij të parë.

200 milionë ndjekësit e tij për herë të parë u njohën me zërin e tij.

 22-vjeçari, i cili këtë muaj u bë personi më i ndjekur në TikTok, është i njohur për videot e tij në të cilat reagon ndaj ‘veprimeve’ qesharake të personave të tjerë në TikTok zakonisht duke treguar një mënyrë më të thjeshtë të realizimit të atij veprimi.

Për më tepër, ai ka dhjetëra miliona shikimi në postimet e tij pa hapur gojën, në vend të kësaj duke i trajtuar shikuesit me shprehjet e tij të fytyrës dhe duarve.

Epo, nëse keni menduar ndonjëherë se si tingëllon zëri i Lames, mos mendoni më pasi ai është dëgjuar duke folur në një video të re.,

Khaby ka lindur në Senegal i cili u transferua në Itali në moshë të re. Popullariteti i tij me të vërtetë u rrit gjatë pandemisë COVID-19 pasi humbi punën si punëtor në një fabrikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *