Pas gjithë zhurmës, reagon Kejvina dhe veprimi i saj tregon shumë

Të martën që lamë pas, Kejvina Kthella është eliminuar nga produksioni i “Big Brother Vip Albania” pas dhunës fizike ndaj Luizit.

Atë mbrëmje ajo nuk pranoi as të shkonte në studio pas daljes. Madje Kejvina deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim. Mbrëmjen e djeshme të gjithë prisnin që modelja të ishte e pranishme në Prime, por kjo gjë përsëri nuk ndodhi.

Ndërkohë që ditën e sotme, Kejvina është zhdukur nga të gjitha rrjetet sociale duke mbyllur çdo llogari të saj. Pas gjithë vrrullit të komenteve, mesazheve dhe uljes së ndjekësve, duket se modelja nuk është në gjendjen e saj më të mirë psikologjike dhe emocionale.

Nga ana tjetër, deri Kejvina ende nuk ka bërë asnjë reagim apo dalje publike që pas ditës së martë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *