Dhoma e Noterëve të Tiranës: “Luizi na ka kërkuar para për problemet shëndetësore”

Ditën e sotme në Big Brother Vip Fun Club kanë folur për herë të parë publikisht në lidhje me Luiz Ejllin.

Ata kanë treguar se në vitin 2018, kur Luizi ushtronte ende profesionin e noterit, ka kërkuar para nga Dhoma e Noterëve Tiranë. Në kërkesën e tij ai shprehej se të ardhurat e tij ishin shumë të pakta dhe këto para i duheshin për një problem shëndetësor.

Kjo kërkesë e këngëtarit ishte aprovuar me vota unanime nga të gjithë noterët dhe i ishte akorduar një fond prej 200.000 lekësh të reja.

Gjithashtu në përfundim, noterët treguan se që prej vitit 2021, Luizit i është hequr liçenca e noterit, për shkak se prej disa kohësh nuk po e ushtronte profesionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *