Shqiptarët në “Tik Tok” po shesin para falso: “Posta kudo në Evropë, cilësia e klasit të parë…”

Shitja e parave falso në trojet shqiptare është bërë një dukuri tejet e frikshme dhe shqetësuese.

Aq lehtë po shiten ky lloj I parave, sa që reklamimet po bëhen në “Tik Tok”, shkruan Neutral.al.

Një faqe në këtë rrjet sociale me emrin “parafallco__ccm” po shiten para falso që sipas tyre vijnë nga Bullgaria dhe janë të klasit të parë.

Po ashtu ata shkruajnë se posta bëhet kudo. Shumë raste janë dëgjuar kohët e fundit se si policia po kap personat me para falso. Por, kjo dukuri sa po vjen duke u rritur. /Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *