Netflixi në gjendje të vështirë, java do ta përcaktojë të ardhmen e tij

Netflixi papritur po gjendet në gjendje të vështirë.

Gjiganti i transmetimit do të raportojë të ardhurat për tremujorin e dytë të martën, dhe po vlerësohet si një nga momentet më të rëndësishme në historinë 25-vjeçare të kompanisë, shkroi të dielën CNN.

Për Netflixin është një vit i vështirë. Në prill, kompania raportoi se kishte humbur abonentë në tremujorin e parë të vitit 2022 – hera e parë që ka ndodhur në ndonjë tremujor për më shumë se një dekadë. Kompania pushoi nga puna qindra punonjës.

Çfarëdo që ndodhë të martën, do ta riformësonte të ardhmen e kompanisë ashtu si edhe të sektorit të transmetimit.

Netflixi tani po shpreson në një shpëtimtar potencial: reklamat.

Kompania njoftoi se do të bashkëpunojë me Microsoftin për ta mbështetur planin për abonim. Pavarësisht se drejtuesi i Netflixit nuk e donte fare idenë e reklamimit, reklamat tani janë një pjesë shumë e madh e planeve të Netflixit për të dalë nga kriza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *