Mozzik pjesë e “Big Brother VIP”?

Vëllai i tij, Getinjo, i çuditi të gjithë kur la impenjimet e shumta dhe u bë për disa muaj pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.

Ai e la aventurën në mes, duke u përpjekur të mos humbte veten mes katër muresh.

Eksperienca e tij u mbyll këtë edicion, por duket se për vëllain e tij Mozzik do të nisë një eksperiencë e re në edicionin e radhës.

Ka qenë moderatorja Liberta Spahiu ajo që ka publikuar në InstaStory foton e bisedës me Getinjon, të cilin e njofton për pjesëmarrjen e vëllait në “BBVK 2”. Madje, ajo i tregon se Mozzik e ka ndarë mendjen të qëndrojë deri në fund. Sigurisht, edhe Getinjo vetë u çudit nga kjo deklaratë.

Mbetet për t’u parë nëse Mozzik do t’i qëndrojë këtij “premtimi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *