“As viti s’e pret”, Ganimete Musliu me paralajmërime të frikshme për Qeverinë Kurti

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka deklaruar se duke u bazuar në mënyrën e qeverisjes së Kryeministrit, Albin Kurti, qeveria e tij nuk do e pres Vitin e Ri në mandatin e saj.

Musliu ka deklaruar për RTV Dukagjinin se e gjitha bazohet në atë që ajo e quan “keq-qeverisje”.

Musliu ka përmendur edhe çështjen e zgjedhjeve të reja. Sa për qëndrimin e PDK-së karshi tyre, ajo ka thënë se PDK është më se e gatshme.

Nëse Albin Kurti mendon se PDK i frikësohet zgjedhjeve e ka gabim. PDK vetëm një gjë e ka dëshmuar, zgjedhjeve nuk iu është frikësuar, pavarësisht rezultateve që ka dal kemi qenë të parët që i ka premtuar ato. Vendi ynë po shkon drejt zgjedhjeve. A do ndodhin nesër, pasnesër apo tetor? Mbetet pikëpyetje e madhe. Me mënyrën se si po qeverisë Kryeministri Kurti apo po keqqeverisë Kurti, Viti i ri nuk e pret këtë qeveri. PDK është e gatshme të shkojë në zgjedhje qysh sonte. Arroganca e numrave nuk do mund të mbajë Kosovën peng tek një demagogë si Albin Kurti”, ka deklaruar ajo.

Tutje, Musliu ka deklaruar se nga Lëvizja Vetëvendosje do ketë edhe largime të tjera.

“Kosova është e njohur që pothuajse asnjë mandate nuk e ka çuar deri në fund…mos e ço pas mendsh se sot në Kuvend janë dëbuar të gjitha vendimet në të gjitha forumet. Ju e dini që tre deputetë i janë larguar partisë në pushtet. Në ditët në vijim do shohni edhe deputetë të tjerë që do largohen. Dhe s’do të ketë më fuqi të vendimmarjes as në forume të tjera në Kuvendit, në seancë e komisione parlamentare”, ka deklaruar ajo.

Tre deputetë nuk janë më sepse sipas Musliut, Kurti nuk mundet të durojë zërin kritik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *