Kurti: Unë bëj propozime, pala tjetër nuk bën

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti gjatë një fjalimi të mbajtur sot ka zbuluar më shumë detje rreth takimit të 18 marsit në Ohër, shkruan GazetaDemos.

Ai tha se është i vetmi në këto takime të Brukselit që bën propozime, ndërsa pala tjetër nuk bën propozim.

“Unë bëj propozime dhe oferta që refuzohen e në fund merremi vesh, por ata nuk nënshkruajnë. Kjo është besoj çështja thelbësore, me ndërmjetësit evropianë do të jemi në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa aleatët amerikanë për të cilët kemi falënderime, jemi në kontakt të vazhdueshëm po ashtu. Do të duhej që atë formulimin për vetëmenaxhim të komunitetit serb ta adresojnë çështjet që na paskan ngelur pa u përmbushur dhe për neve, bëhet fjalë për një formulim i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të sakt konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare sipas Këshillit të Evropës:, tha kryeministri Kurti.

Ndryshe, Kurti nuk e lënë mënjanë edhe diskutimin e kësaj çështje në Kuvendin e Kosovës.

“Unë besoj që edhe në Kuvend kjo duhet të diskutohet por duhet ta keni parasysh që ne kot nënshkruajmë se marrëveshja bëhet me palën tjetër dhe nëse e keni parasysh në krye të tekstit bazë të cilën më në fund tha po edhe pala tjetër ndonëse nuk e nënshkroi pra është të thuhet palët kontraktuese”, shtoi ai.

/gazetademos/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *