Këta janë tre të dyshuarit e tjerë që u përfshinë në rrahje bashkë me policin Flamur Keka në Kamenicë

Gazeta Sinjali sot raportoi ekskluzivisht për një përleshje që ndodhi më 9 korrik në një kafeteri në Kamenicë, ku u përfshinë katër persona, njëri prej të cilëve është zyrtari policor Flamur Keka. Ai dyshohet se bashkë me tre persona tjetër janë rrahur mes vete në lokalin ‘Loungebar Moe”. Por kush janë të dyshuarit tjerë, përveç policit Keka?

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Barlet Ahmetin, Qendrim Bojkun dhe Asdren Ahmetin, ndaj të cilëve Prokuroria ka nisur hetimet.

Katër të rinjtë janë përleshur në kafeteri me njëri-tjetrin, pas një mosmarrëveshje që nisi aty dhe eskaloi në sulm fizik.  Si pasojë e goditjeve, të dyshuarit e përfshirë në rrahje pësuan lëndime trupore, për çka u dërguan në Emergjencën e Gjilanit, për trajtim mjekësor, e më pas u shoqëruan në stacion policor.

Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe në koordinim me IPK-në, ndaj policit Keka është iniciuar rasti si “lëndim i lehtë trupor” dhe i njëjti është liruar. Për të njëjtën vepër, edhe të dyshuarit e tjerë do të hetohen nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *