Pamje dramatike, turisti i shpëton mrekullisht ortekut që po e filmonte

Dhjetë persona, raportohet se kanë mbijetuar pasi një ortek i madh i përfshiu në malet Tian Shan në Kirgistan. Madje njëri nga ta arriti edhe ta filmojë ortekun që po ‘pushtonte’ zonën përreth.

Harry Shimmin, ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet orteku që zbret nga një distancë mjaft e madhe derisa iu afrua dhe e mbuloi atë me një shtresë dëbore.

Sipas The Guardian, Shimmin bashkë me nëntë personat tjerë arritën të strehoheshin në momentin që rrëshqiti orteku. Megjithatë, sipas njoftimeve, 2 persona janë hospitalizuar pasi kanë pësuar lëndime.

Kirghizistan : Un glacier s’est détaché à proximité des gorges de Juuku.

Des touristes ont commencé à filmer ce qui se passait avant d’être atteints par l’avalanche.

Selon les médias, 2 personnes auraient été hospitalisées pour des blessures & des ecchymoses. pic.twitter.com/NKUxhfpCmZ— Rebecca Rambar (@RebeccaRambar) July 10, 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *